1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Reagon Rusia: NATO po i hedh benzinë zjarrit, do që Iufta të vazhdojë

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj samitit të NATO-s që u mblodh në Bruksel. Sipas ministrisë ruse vendimi i NATO-s për të vazhduar mbështetjen për Kievin tregon se aleanca perëndimore dëshiron që konflikti të vazhdojë, thuhet në një deklaratë të raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Ria.

- Advertisement -

Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së Samitit të NATO-s, presidenti amerikan, Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.

Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.

Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

- Advertisement -

Çmimi i sanksioneve nuk është vendosur vetëm ndaj Rusisë. Ai është vendosur edhe mbi një numër të madh vendesh, duke përfshirë vendet evropiane dhe vendin tonë,” tha Biden në komentet pas një takimi urgjent të NATO-s në Bruksel.

Biden theksoi se se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

- Advertisement -

“Pra, ju keni paralajmëruar për kërcënimin e vërtetë të përdorimit të armëve kimike. A keni mbledhur inteligjencë specifike që sugjeron se presidenti Putin po i vendos këto armë, po i vendos ato në pozicione apo po shqyrton përdorimin e tyre? Dhe a do të përgjigjeshin SHBA ose NATO me veprime ushtarake nëse ka përdorur armë kimike?” Associated Press e pyeti presidentin amerikan gjatë konferencës së tij për shtyp.

Biden u përgjigj se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por shtoi për çështjen e armëve kimike, “Ne do të përgjigjenim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”./abcnews.al/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit