5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Reagon Vjosa Osmani: Drejtësia ta kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur të Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

- Advertisement -

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror.

Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani shton se Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet ndaj civilëve të Kosovës, duke e quajtur Serbinë shtet gjenocidal.

- Advertisement -

“Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit