1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Reagon Vjosa Osmani: Në çdo seancë solemne kam lartësuar UÇK’në, disa deputetë po mashtrojnë

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu ka reaguar deputetëve që e akuzuan se në seancën e sotme solemne që u mbajt për nderë të Ditës së Çlirimit, nuk e ka përmendur UÇK’në dhe komandatin legjendar, Adem Jasharit.

Osmani në Facebook ka shkruar se në çdo seancë ka kujtuar dhe lartësuar kontributin e kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.

- Advertisement -

“Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme”, ka thënë Osmani, derisa ka publikuar një pjesë të fjalimit të sotëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit