3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Rebelohet” Driton Selmanaj me sondazhin: Nëse e bëni pyetjen se kush është fajtor pse s’ka ra borë, atëherë LDK është fajtori

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është “rebeluar” me anketën e realizuar nga RTV Dukagjini se kush është fajtor për prishjen e koalicionit LVV apo LDK.

- Advertisement -

Derisa drejtuesi i emisionit të “Debat Plus”, Ermal Panduri po e lexonte rezultatet e sondazhit se kush ishte fajtor për prishjen e qeverisë, ku shikuesit kishin vlerësuar me mbi 80% se LDK i ka fajet, ka reaguar ashpër Selmanaj.

”Nëse nesër e realizoni një anketë me pyetjen pse s’ka rënë borë në Kosovē, ju garantoj se ky rezultat do të dalë i njëjtë, ku fajësohet LDK. Lëreni këro sene”, tha Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë njëjtë, raporton Gazeta Blic.”Albin Kurti e Hashim Thaçi janë të njëjtë. Kanë dëshirë të jenë protagonistët”, tha ai në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Ai ka ngritur dyshime se kur nisi kriza politike në Kosovë.Sipas tij, kriza politike filloj që nga momenti kur ndodhi takimi 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj ka theksuar se vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje, sepse VV i ka vetëm 29 deputetë.Ai tha se Vetëvendosje, e ka mundësinë që brenda 15 ditësh ta formojë Qeverinë e re, le ta gjejë një partner.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit