Refiqe Tërnava në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë si pjesë e listës Nisma-AKR me numër 15. Gjatë një vizite në Prizren, Tërnava ka thënë se në qytetin e Lidhjes është kthyer shpresa për ndryshim dhe zhvillim.
Sipas saj, rinia e Prizrenit më 6 tetor do të jenë vendimtarë në vulosjen e ndryshimit në Kosovë.
Ajo në këtë vizitë ka qenë bashkë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Shkrimi i plotë:
Prizreni, qyteti në të cilin ndërthuren e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja; aty ku bashkohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, sot priti me entuziazëm platformën që sjellë Aleanca Kosova e Re, me në krye Presidentin Pacolli.
Në qytetin ku u mbajt Lidhja Shqiptare me qëllim mbrojtjen e trojeve etnike, mbrëmë u vërejt shpresa për zhvillim dhe dëshira për ndryshim.
Të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit me 6 tetor do të jenë vendimtarë në vulosjen e ndryshimit në Kosovë, ashtu siç stërgjyshërit e tyre ishin vendimtarë për ruajtjen e trojeve etnike.
Prizren; ka ardhur koha për lidhjen e dytë! Bashkë për shtetin!
#BashkePerShtetin
#AKR122
#BehgjetPacolli2✅
#RefiqeTernava15✅