10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rehatimi i familjarëve: Kurti emëron zv/ministre gruan e funksionarit të LVV’së

Rekomandime

Në valën e emërimeve të familjarëve nga Qeveria Kurti, është njoftuar edhe emërimi i Dafina Gexha-Bunjakut në pozitën e zv/ministres të Shëndetësisë.

- Advertisement -

Dafina Gexha-Bunjaku, gruaja e funksionarit Fatban Bunjaku, është emëruar sot zv/ministre e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, ndërsa në prill të vitit të kaluar ishte emëruar anëtare e bordit të përkohshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Bunjaku ka mbajtur disa funksione brenda LVV-së së Albin Kurtit. Aktualisht shërben si sekretar i një nënkomiteti të partisë.

Bashkëshorti I saj, Fatban Bunjaku, gjatë Qeverise Kurti 1, ishte emëruar këshilltar politik në Ministrinë Tregtisë.

- Advertisement -

Emërimet e familjarëve nuk janë të parët që nga formimi i Qeverisë Kurti 2, dje u njoftua se këshilltar politik i ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, Sami Uka (vëllau i deputetit Fitim Uka).

Ndërsa xhaxhait të Glauk Konjufcës iu bë një vend si këshilltar i ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit