-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Renditja e shteteve më të shtrenjta për të jetuar, ja ku gjendet Kosova

Rekomandime

Magazina “Ceoworld” ka publikuar renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë.

Zvicra është shteti me shpenzimet më të mëdha në botë, kurse në renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar të publikuar nga magazina “Ceoworld”, përcillet nga Norvegjia dhe Islanda.

- Advertisement -

Në renditjen e publikuar llogariten çmimet e banimit, gjërat ushqimore, veshmbathja, taksi, interneti, transporti dhe ushqimi në restorante.

Në mesin e dhjetë shteteve më të shtrenjta janë edhe Danimarka, Luksemburgu, Japonia, Bahamet, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Kosova gjendet në pozitën e 124-të, Serbia është e 98-ta, Sllovenia është e 47-ta, Kroacia gjendet në pozitën e 53-të, Mali i Zi më poshtë i 90-ti, Bosnja e Hercegovina e 96-ta kurse Maqedonia e Veriut e 113-ta.

- Advertisement -

Në këtë renditje, Franca është e 14-ta, SHBA e 20-ta, Gjermania e 29-ta. Kina gjendet në pozitën e 80-të, Rusia e 82-ta. Në renditje janë gjithsejtë 132 shtete kurse në fund të saj gjenden Pakistani, Afganistani, India, Siria dhe Uzbekistani ku shpenzimet e jetesës janë më të voglat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit