11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë, kishe lindur në vitin 1903

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill, lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore.

Tanaka ishte relativisht i shëndetshëm deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe kishte dobësi për sodën dhe çokollatën.

- Advertisement -

119 vjeçarja në moshë të re ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin.

Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.

Ndërkohë në vitin 2019 , Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë. Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit