1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Rentgeni’ i Bugajskit për planet e Vuçiqit, ia zbulon synimet për Kosovën

Rekomandime

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe anëtari i lartë i Qendrës për Analiza dhe Politika Evropiane në Washington, Januz Bugajski, në një shkrim autorial ia ka bërë një ‘rentgen’ strategjisë dhe planeve të Vuçiqit për rajonin, specifikisht Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi.

Bugajski thotë se me ardhjen e Vuçiqit në pushtet është ringjallur edhe projekti për “Serbinë e Madhe”, por shton se kreu i shtetit serb, tashmë po përdor një strategji ndryshe nga ajo me të cilën ishte shërbyer Sllobodan Millosheviqin.

- Advertisement -

“Fushata tani operon përmes tre parimeve kryesore: durimit, fleksibilitetit dhe fshehtësisë”, shkruan Bugajski, raporton Gazeta Express.

Bugajski në analizën e tij thotë se tashmë s’ka shanse që Kosova të ‘rigëlltitet’ nga Serbia, meqë për një gjë të tillë s’ka përkrahje ndërkombëtare.

Derisa në vazhdim zbulon synimet e Vuçiqit për të shtyrë sa më shumë një finale me Kosovën në mënyrë që të mbajë sa më shumë të paqëndrueshme Kosovën.

- Advertisement -

Sa i përket idesë së shumë përfolur të shkëmbimit të territoreve, Bugajski thotë se për një ide të tillë s’ka pasur asgjë konkrete, dhe sipas tij një debat i tillë ka shërbyer vetëm për të nxitur konflikte brenda Kosovës.

Kosova nuk mund të rigëlltitet nga Serbia, sepse nuk ka përkrahje ndërkombëtare për një kthim të këtillë dhe popullsia shqiptare është e vendosur të mbesë e pavarur.

- Advertisement -

Qëllimi i Beogradit është që ta shtyjë pafundësisht marrëveshjen përfundimtare dhe ta mbajë Kosovën të paqëndrueshme dhe të pasigurt për të ardhmen e saj.

Rrjedhimisht, debatet për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve nuk kanë qenë të sinqerta por mënyrë për ta larguar vëmendjen dhe për të nxitur konflikte brenda udhëheqësisë kosovare.

Një Kosovë e dobët ia mundëson Beogradit rritjen e ndikimit rajonal”, ka shkruar Bugajski.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit