1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Republika Çeke dëbon 18 diplomatë rusë

Rekomandime

Republika Çeke ka urdhëruar dëbimin e 18 diplomatëve rusë, duke i akuzuar ata se janë spiunë, pasi inteligjenca çeke ka lidhur agjentët ushtarakë rusë me një shpërthim në një depo municioni më 2014.

- Advertisement -

Si pasojë e këtij shpërthimi kanë vdekur dy persona.

Një zyrtar i lartë i Parlamentit rus, e ka quajtur këtë pretendim absurd.

Kryeministri çek Andrej Babish ka thënë se shteti është dashur të veprojë ndaj publikimeve që lidhin shpërthimin me shërbimin ushtarak të inteligjencës së Rusisë, GRU.

- Advertisement -

Në një konferencë televizive të shtunën, Babish ka thënë se 18 diplomatët, të cilët janë identifikuar se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës, kanë 48 orë për t’u larguar nga shteti.

Një histori e shkëmbimit të spiunëve…

- Advertisement -

“Ka dyshime të arsyeshme se agjentët sekretë rusë të shërbimit GRU, kanë qenë të përfshirë në shpërthimin e vitit 2014 në depon e armëve në fshatin çek Vrbětice”, ka thënë ai.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte bërë i ditur publikisht asnjëherë më parë.

Ende është e paqartë nëse ka janë siguruar informacione të reja, që kanë shtyrë autoritetet çeke të bëjnë këtë njoftim, dhe pse Qeveria ka vendosur të marrë veprim kundër rusëve.

Në disa raportime të pakonfirmuara mediale është thënë se armët në depon e shkatërruar të armëve mund ta kenë pasur destinacion Ukrainën, e cila më 2014 ka qenë duke Iuftuar me Iuftëtarët e mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Në njoftimin e tij, Babish ka fajësuar agjencinë e inteligjencës ushtarake në Rusi, GRU, dhe specifikisht njësitin sekret të njohur si 29155.

Ky njësit ka qenë i lidhur me një seri të komploteve për vr.asje dhe sabotazhe nëpër Evropë, përfshirë helmimin e agjentit Sergei Skripal më 2018, në Sallsbëri të Anglisë.

Policia çeke ka bërë thirrje për ndihmë për gjetje të dy individëve, të cilët kanë qenë në Çeki në periudhën 11 tetor – 16 tetor 2014, fillimisht në Pragë, dhe më pas në zonën ku gjendet depoja e armëve.

Ajo është duke kërkuar për të dyshuarit me identitetet Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, në lidhje me shpërthimin.

Këta janë emra që janë shfrytëzuar nga dy zyrtarë të inteligjencës ruse, për të cilët Mbretëria e Bashkuar ka thënë se kanë kryer sulmin me agjent nervor në Sallsbëri më 2018.

Fotografitë e publikuar nga Policia çeke, flasin për personat e njëjtë, sikurse ato që ka publikuar policia britanike.

Në dy fotografi të bashkuara shihen, Anatoly Chepiga, një nga të dyshuarit e helmimit të Sergei Skripalit dhe gjenerali rus, Andrei Averyanov në dasmën e vajzës së tij.

Pas incidentit në Sallsbëri, të dy burrat janë identifikuar si Alexander Mishkin dhe Anatoliy Chepiga dhe janë paraqitur në një televizion rus, duke pretenduar se janë nutricionistë, të cilët kanë vizituar Sallsbërin, për të parë majën e një katedraleje.

Megjithatë, autoritetet britanike kanë thënë se ata kanë qenë pjesë e GRU-s dhe kanë hedhur agjent nervor Noviçok, në dorezën e derës së shtëpisë së Skripalit, ish-zyrtar i GRU-s.

Për pasojë, Skripal dhe vajza e tij kanë qenë të sëmurë, dhe tani janë shëruar.

Një grua që ka banuar në afërsi Dawn Sturgress, ka vdekur disa muaj më vonë, pasi është helmuar nga agjenti nervor, që ka mbetur në një shishe të hedhur në plehra.

“Ne jemi në situatë të ngjashme me atë të Britanisë, pas tentimit për helmim në Sallbëri më 2018”, ka thënë ministri i Jashtëm çek Jan Hamáček, kur ka bërë të ditura rezultatet e hetimeve.

Rasti Skripal: I dyshuari “është nderuar nga Putini”

Rusia është përgjigjur duke thënë se kushtetuta e saj nuk lejon që qytetarët e saj të ekstradohen.

Politikani rus Vladimir Dzhabarov ka thënë se pretendimet e Republikës Çeke janë absurde dhe se reagimi rus ndaj dëbimit të diplomatëve do të jetë i njëjtë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Ambasada amerikane në Pragë ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me aleaten, Republikën Çeke. Ne vlerësojmë veprimin e tyre të rëndësishëm, ashtu që Rusia të paguajë për veprimet e rrezikshme në tokën çeke”.

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 10 diplomatë të ambasadës ruse në Uashington të enjten, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik dhe aktiviteteve tjera ruse.(REL).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit