9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kadaj – Bujupi: Dorëheqja për t’u kthyer Kryeministri i 100% Shtet

Rekomandime

Anëtarja e lartë e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit.Ajo në një shënim në Facebook ka paralajmëruar rikthimin e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë, raporton Gazeta Blic.Sipas saj, Haradinaj me dorëheqjen e tij, ka krijuar një standard vleror dhe dallues.

- Advertisement -

Shënimi i plotë i Donika Kadaj- Bujupi:

Dorëheqja për t’u kthyer Kryeministri i 100% ShtetShpërndarja e Kuvendit është lajm i mirë. Ajo është pasojë e vendimit të Ramush Haradinajt për t’u dorëhequr nga posti i Kryeministrit për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar, pasi u ftua në intervistë nga Gjykata Speciale.

Mandati i qeverisë u shkurtua nga kryetari i qeverisë, jo nga opozita. Atë e dërgoi në shtëpi Ramush Haradinaj. Për shkak të interesit shtetëror, jo atij partiak dhe personal. Sërish Ramush Haradinaj që dorëhiqet nga Kryeministri për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar. Dorëheqje nga pozita më e pushtetshme shtetërore në mbrojtje të interesit të përgjithshëm.

- Advertisement -

Ky është standardi vleror.

Standardi dallues.

- Advertisement -

Një nga standardet që do t’ia jep fitoren listës sonë, për ta kthyer Ramush Haradinajn Kryeministër!Sepse Kosovës i duhet një qeveri e vendimeve dhe e punëve të mëdha. Një Kosovë 100% shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit