8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reuters: Kosova pranon përkohësisht refugjatë afganë

Rekomandime

Kosova mund të jetë vendi për zgjidhjen e një problemi amerikan.

- Advertisement -

Për shkak të frikës nga hakmarrja e talebanëve deri në përfundimin e procesit të miratimit të vizave speciale të imigrimit këtu mund të strehohen përkohësisht shtetasit afganë të cilët kanë bashkëpunuar me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, përmendet edhe mundësia e ofrimit të koncesioneve ekonomike dhe politike për marrjen e këtyre mijëra refugjatëve, por që Washingtoni ka shqetësimin nëse vendi ballkanik është i aftë për pritjen e tyre.

Kështu të paktën thuhet në një artikull të agjencisë së lajmeve Reuters, sipas së cilës informacioni është dhënë nga katër zyrtarë shtetërorë amerikanë.

Aty thuhet se presidenti Joe Biden ka zhvilluar biseda të fshehura në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -

Pos Kosovës opsione mund të jenë edhe vende si Shqipëria, Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Por, sipas një burimi të Reuters, për disa arsye këto shtete janë duke hezituar.

- Advertisement -

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zyrës për media në Qeverinë e Kosovës, të cilët mohuan të kenë ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit