2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Rexhep Selimi u përball me Fetah Rudin, shikojeni reagime

Rekomandime

Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Kanë qenë momente të shumta nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një prej tyre, është edhe momenti i sikletshëm i përballjes mes një deputeti të VV-së dhe atij të LDK-së.

- Advertisement -

Përballja interesante e regjistruar sot në Kuvend, kur Rudi dhe Selimi janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe shikimi sy me sy që ia kanë dhënë njeri-tjetrit, ishte padyshim më interesantja.

Nga fotot shihet se Selimi që nuk u përshëndet me Rudin, kurse ndryshe ka vepruar lideri i tij, Albin Kurti, i cili e ka përshëndetur dorë më dorë Fetah Rudin.

Kujtojmë se deputeti i LDK-së, Fetah Rudi i cili në zgjedhjet e 6 tetorit mori afër 13 mijë vota sot ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, betimin si deputet e ka bërë edhe Rexhep Selimi i cili shumë herë është lakuar së ka gisht në atentatin ndaj Fetah Rudit.

- Advertisement -

Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Për më shumë shikojeni fotot më poshtë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit