22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Kom mi çu jashtë vendit”: Prindi refuzoi t’i dërgonte fëmijët në shkollë, intervenon poIicia

Rekomandime

Do të vijonin mësimin në shkollën “Selman Riza”.

Mirëpo fëmijët e një familjeje në Fushë Kosovë, gjithë këtë periudhë janë duke qëndruar në shtëpinë e tyre.

- Advertisement -

Prindi i tyre me inicialet I.SH, ka refuzuar që të njëjtit të vijojnë mësimin në Kosovë.

E për këtë ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Aty janë paraqitur edhe nga Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë.

Por sipas drejtorit të kësaj qendre, Abaz Xhigolit, familja nuk ka qenë bashkëpunuese.

- Advertisement -

Madje ai thotë që nuk kanë pasur mundësi të identifikojnë as fëmijët.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas Zymberit, raste të ngjashme kur fëmijët nuk vijojnë mësimin, krahas që ai fillor është obligativ, në këtë komunë ka mjaftueshëm.

E të njëjtat trajtohen në vazhdimësi.

Televizioni T7 gjatë së shtunës ka qëndruar edhe në familjen e prindit të fëmijëve.

Ky i fundit, ndonëse ka refuzuar të identifikohet para kamerës, ka treguar arsyet pse nuk po i dërgon fëmijët në shkollë.

Madje ai thotë se do të shkojë jashtë vendit, prandaj pretendon se fëmijët e tij nuk i lidhë asgjë me Kosovë.

Në Kosovë mësimi fillor është obligativ për të gjithë fëmijët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit