-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Ahmeti: Kosova ose duhet të pajtohet me Serbinë, ose të vazhdojë hakmarrjen

Rekomandime

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka dhënë qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur” ku shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA, ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar vendet në BE.

- Advertisement -

“Çështja e ‘Ballkanit të Hapur’ është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE, sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është temë që imponohet. Kosova i ka politikat e veta dhe sheh rreziqet e veta. Nuk është e imponueshme. Pasi të analizohet mirë nga autoritetet e Kosovës sepse është çështje e hapur. Është analizë që e do e bëjnë vendet përkatëse. Më pyetën disa mërgimtarë më thanë do na bëni prapë Jugosllavinë. Thashë më thoni sa pritet në kufi kur erdhën. Më thanë 5 orë pritën. U thashë kjo iniciativë është që mos prisni asnjë minutë. Nëse kjo marrëveshje i dëmton shqiptarët edhe mund të tërhiqesh nga marrëveshja”, tha Ahmeti.

Ai shton se ky proces nuk duhet të përkeqësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Mendoj se ky proces nuk duhet të ndikojë në raporte të këqija mes Kosovës dhe Shqipëria. Shqipëria po i bën 109 vite pavarësi dhe eksperienca e një shteti matet nga lashtësia e një shteti. Mund të ndërtohet qëndrime të përbashkëta për tema madhore dhe të rëndësishme. Marrëdhëniet mes vendeve fqinje janë shumë të rëndësishme”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Kreu i BDI-së, ndër të tjera është ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi. Ai thekson se i kupton mjaft mirë autoritetet e Kosovës, por nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore. Sipas kreut të BDI, ka dy rrugë ose pajtimi ose vazhdimi me hakmarrje.

“Me Serbinë nuk them unë që është një temë aq e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhdukur që nuk i ka gjetur dot. Mirëpo, me hasmëri shekullore nuk ecet përpara. Në fund të fundit edhe vetë Shqipëria në 1913 ka me mijëra njerëz të ekzekutuar, Shqipëria e veriut është djegur. Ne na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe kombit serb ose të vendosim që të hakmerremi dhe çka na sjell hakmarrja? Kemi dy rrugë, të tretë nuk ka, a do pajtohemi apo do e përsërisim edhe njëherë historinë dhe kush është më i fortë,” theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit