1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rezultatet e deritashme: 19 komuna e zgjidhën sot çështjen e kryetarit, LVV-ja s’fiton askund pa balotazh

Rekomandime

Kur janë numëruar diku gjysma e diku mbi gjysma e fletëvotimeve, në 19 komuna të Kosovës duket se kryetari është zgjedhur qysh sot, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Nga rezultatet e deritashme të publikuara në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Deçani, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Peja, Skënderaj, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Mitrovicë e Veriut do ta zgjidhin çështjen e kryetarit qysh sot.

- Advertisement -

Prej 19 komunave ku sipas rezultateve të deritashme nuk do të ketë balotazh, Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton në asnjërën. Sipas këtyre rezultateve që tregojnë komunat ku s’pritet të ketë balotazh, PDK-ja prin nga partitë shqiptare. Ajo është e para në Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Skënderaj, Kaçanik e Han të Elezit.

LDK-ja, ndërkaq, sipas këtyre rezultateve, do të fitojë pa balotazh në Pejë e Lipjan, ndërsa AAK-ja në Deçan e Suharekë.

Në 9 komunat e tjera me shumicë serbe ku do të ketë fitore pa balotazh, triumfuar të gjithë kandidatët për kryetarë nga Lista Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit