Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Këtë e ka bërë Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.
Sipas rezultatit përfundimtar, të publikuar nga KQZ, kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani ka arritur që ti marrë 176 mijë e 188 vota, duke u pasuar nga Kujtim Shala i cili ka marrë 39 mijë e 91 vota.
Ndërkohë Anton Quni ka marrë 31 mijë vota.
Lumir Abdixhiku po ashtu radhitet në pesëshen e parë më të votuar të LDK’së. Ai ka marrë 29 29 mijë e 565 vota.
E Avdullah Hoti ka arritur ë t’i mbledhë rreth 26 mijë e 155 vota.
Më poshtë gjeni votat për secilin deputetë të LDK’së që do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare: