Njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Nisma Socialdemokrate, jozyrtarisht ka kaluar pragun zgjedhor. Ndërsa Njohësi tjetër i procesit zgjedhor, Armend Muja thotë se Nisma mbeti jashtë Kuvendit.
“Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit. Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma është mbi prag për 0.0125% (rreth 100 vota)”, konfirmon Vela.”, konfirmon VelaDerisa me votat e Serbisë, Nisma është poshtë pragut me rreth 50 vota.
“Me llogaritjen e votave nga Serbia është poshte pragut rreth 50 vota”, shkruan Vela.Ndërsa Muja thotë se Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit.
“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, Nisma perfundimisht jashte Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.