Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenjun Elezaj ka marr më së shumti vota, 93 gjithsej, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së me 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.
Sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë.
AAK – 69 vota
PDK – 53 vota
LVV – 34 vota
LDK – 33 vota
PShDK – 4 vota
Lista Serbe – 4 vota
AKR dhe kandidati Bojan Sajçiq asnjë votë.