8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Richard Grenell të dielën viziton katedralen e njohur të serbëve

Rekomandime

Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që të dielën të marrë pjesë në shërbimin e shenjtë në katedralen e serbëve Shën Sava, në Milwaukee.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur nga një faqe e serbëve në rrjetin social Twitter, ku thuhet se ngjarja do të ndodhë gjatë së dielës, rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Faqja, siç duket është e përbërë nga disa serbë të cilët përkrahin presidentin aktual Donald Trump, edhe për një mandat tjetër, përcjell Gazeta Metro.

“Skuadra e serbëve për Trump 2020 me krenari njofton se të dielën, në orën 09:00, shkelqësia e tij, Ambasadori Ric Grenell, do të marrë pjesë në shërbimin e shenjtë të Hierarkut në katedralën tonë Shën Sava në Milwaukee”, thuhet në këtë postim.

- Advertisement -

Ndërkaq Grenell nuk ka publikuar diçka në rrjete sociale rreth kësaj vizite, por që pirtet të shihet deri të dielën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit