1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rihapet terminali doganor në Trepçë, Kurti: Ky është veç fillimi

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.

Kurti ka shtuar se terminali është rikthyer aty ku e ka vendin.

- Advertisement -

“Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë.Por në veçanti ndihmon të bëri biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit.Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht te çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat.Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, tha Kurti.

Kurti para gazetarëve tha se ky është vetëm fillimi i vendimeve të mira në favor të qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit