8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rikthehet fuqishëm COVID-19, Kina karantinon 4.5 milionë banorë

Rekomandime

Kina ka marrë vendim që shumë qytetarë në verilindje të vendit të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre derisa janë duke luftuar me shtimin e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Me variantin Omicron ka një numër të madh të kinezëve që janë prekur muajt e fundit.

- Advertisement -

Jilin, qyteti i dytë më i madh në provincën Jilin, do t’i mbyllë në shtëpitë e tyre rreth 4.5 milionë banorë për tre ditë nga nesër mbrëma, njoftuan autoritetet lokale.

Më shumë se 4,000 raste të reja u raportuan sot në të gjithë Kinën, dy të tretat e tyre janë shfaqur në provincën Jilin, e cila kufizohet me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Masat e reja nënkuptojnë se vetëm personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë kundër pandemisë do të autorizohen të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan The Times of India.

- Advertisement -

Pandemia COVID-19 për herë të parë ishte shfaqur në Wuhan të Kinës, në nëntor të vitit 2019.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit