1.4 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Rekomandime

Prishtina Weather bën të ditur se do të vazhdojë të mbretërojë mot i nxehtë edhe ditëve në vijim. Nga fundjava mundësi për reshje lokale shiu.

21.08.2019 – Vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim, megjithëse gradualisht do të humbas intensitetin që e kishte ditëve të fundit.

Nga fundjava një lug barik, i formuar mbi Itali do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, që mund të sjell mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

- Advertisement -

22.08 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

23.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët.

24.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësira lokale.

- Advertisement -

25.08-26.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të mbesin të larta mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 34C.

- Advertisement -

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit