Pas këtyre reshjeve të mëdha që goditën rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike do të shkojë drejt stabilizimit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në tri ditët e mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.
“Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.