1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prishet ashensori: Minatorët e Trepçës mbesin të ngujuar me orë të tëra

Rekomandime

Ndërrimi i dytë në minierën e Trepçës e përfundon orarin e punës në ora 22:00 ndërsa nga porta dalin në ora 22:30. Mirëpo mbrëmë minatorët e këtij ndërrimi kanë mbetur të ngujuar më gjat.

- Advertisement -

Gazeta merr vesh nga burimet brenda minierës se punëtorët kanë mbetur të ngujuar deri në orët e mëngjesit.

Sipas informacioneve, kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së ashensorit i cili është i destinuar për barjten e minatorëve.

“Jepi zë” merr vesh se dalja e punëtorëve nga minera është bërë përmes skipit, i destinuar për bartjen e materialit.

- Advertisement -

Redaksia e Jepi zë ka kontaktuar me kujdestarin e minierës së Trepçës, i cili e konfirmon prishjen dhe daljen e minatorëve nga rruga ku nxirren xehet.

“Po është prishur, e ende është e prishur. Defekt me rrymë, që është normale. Minatorët kanë dalë prej një koshi tjetër të xehes”, thotë kujdestari.

- Advertisement -

“Jepi zë” merr vesh se koshi i xeheve mund të zë vetëm 3 minatorë, dhe bartja e tyre ka zgjatur me orë të tëra.

Nxjerrja e minatorëve nga kjo rrugë, siç merr vesh gazeta, ka zgjatur deri pas orës 02:00 të mëngjesit.

Duhet theksuar se lifti që nxjerr minatorët ka shpesh defekte. E kjo, sipas minatorëve, sjell rrezik të pasi mund të ndodh bllokimi në kohën kur minatorët janë duke lëvizur ose të ndalet në mes të horizonteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit