1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rita kërkon falje pasi festoi ditëlindjen me miq në kohë karantine

Rekomandime

Rita Ora ka kërkuar falje pasi ka mbledhur njerëz për të festuar ditëlindjen e saj të 30-të mes karantinës në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

“Përshëndetje të gjithëve, unë mbajta një ndejë të vogël me disa miq për të festuar 30 vjetorin e lindjes. Ishte një vendim i momentit, i nxituar, me imazh të gabuar se po dilnim nga bllokimi dhe se kjo do të ishte OK”, shkroi Rita në një Instagram story të postuar sot.

“Më vjen jashtëzakonisht keq për thyerje të rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gjykim i gabuar dhe i pafalshëm”.

“Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin ato veprime dhe unë e marr përgjegjësinë e plotë”.

- Advertisement -

“Ndihem veçanërisht e turpëruar, duke e ditur nga dora e parë se sa shumë kanë punuar njerëzit për ta luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sakrificat nëpër të cilat kanë kaluar njerëzit dhe bizneset për të na mbajtur jashtë rrezikut”.

“Edhe pse kjo nuk do ta rregullojë problemin, dua që sinqerisht të kërkoj falje”, ka shkruar Rita në postimin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit