8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Avdyli: Koalicioni VV-Guxo më i fortë se kurrë, përgatituni edhe për shumë vite qeverisje të Albin Kurtit

Rekomandime

Deputeti nga Lista “Guxo”, Haxhi Avdyli ka komentuar deklaratat e fundit për dështim të Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

Avdyli duke komentuar rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 nëntorit, ka hedhur fajin tek siç ka thënë “partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë, që sipas tij investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se koalicioni për Kosovën, VV Guxo do jetë i qëndrueshëm dhe si siç është shprehur ai asnjëherë më i fortë e funksional.

Postimi i plotë i Avdylit:

Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime.

- Advertisement -

Por ajo që vërehet këto muajtë e fundit e veqanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve.

Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përqarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit.

- Advertisement -

Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo.

Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë.

Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos hargjoni para, energji për shpifje e shkrime koti.

Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional.

Prandaj të dashur miqë që pajtohemi e që spajtohemi , qetësohuni, përgadituni të përshtateni me udheheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite.

Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat.

Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre.

Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit