8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ramush Tahiri flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se çfarë duhet të bëjë Vetëvendosje

Rekomandime

Qeveria e Kosovës u rrëzua me 82 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur Kosova dhe e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirus.

E tani partitë disa janë për zgjedhje e disa për një qeveri të re gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

Por, si duhet të veprohet me Qeverinë në këtë gjendje?

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri ka thënë se presidenti i ka kërkuar emrin e mandatarit që pas dekretimit nga presidenti, i ka 15 ditë afat që të zgjidhet nga Kuvendi, duke shtuar se nuk dihet sa ka kohë VV që ta dërgojë emrin.

Presidenti i Kosovës i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese që të caktojë në emër për Mandatar i cili pas dekretimit nga Presidenti i ka 15 ditë afat që me të gjithë kabinetin qeveritar të votohet dhe të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Kushtetuta nuk e ka paraparë deri kur ka kohë Lëvizja Vetëvendosje të dërgojë emrin te Presidenti e as që të kthejë çfarëdo përgjigje. Ne nuk e dimë se cili organ i Vetëvendosjes vendosë për këtë“, është shprehur ai.

- Advertisement -

Sipas Tahirit, nuk ka përpjekje nga partia fituese që të bisedojë me ndonjë parti për ta bërë Qeverinë, për të cilën i duhen 61 vota.

Tash për tash nuk po shohim që ka ndonjë përpjekje nga ana e partisë fituese për të biseduar me cilëndo parti parlamentare sepse Vetëvendosje është e qartë se nuk ka më shumë se 32 vota përkrahjeje në Kuvend. Me 20 vota të deputetëve të minoriteteve bëjnë 52, pra i duhen edhe së paku 9 vota për t’i bërë 61 dhe të votohet suksesshëm Qeveria“, ka deklaruar Ramush Tahiri për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit