7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rita Orës i vendoset mural gjigant në Ferizaj, ajo mbetet pa tekst

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të muralit i cili mbanë figurën e saj duke thënë se e ka lënë gojëhapur.

- Advertisement -

Ekipi i Mural Festit në Ferizaj ka bërë një mural të Rita Orës në këtë komunë.

Ora në mural paraqitet me rrobat kombëtare, fotografi të ndara nga videoklipi i fundit i saj.

Në postimin e fundit në faqen e ‘Mural Fest’ bëhet e ditur se ekipi përbëhet 95% prej vajzave e grave të gjeneratave të ndryshme dhe arsyeja pse Rita është pjesë e këtyre moraleve, sipas tyre, është për ta nderuar atë.

- Advertisement -

“Prej vitesh është shpallur lufta për barazi gjinore dhe vajzat e gratë po triumfojnë dukshëm në çdo sferë. Rita Ora, përveç se ka dëshmuar veten në fushën e muzikës me suksese të shumta, ajo së fundi përmes projekteve të saj, ka risjellur në pah edhe artin tradicional që po shkon drejt harresës. Ndërthurja e bashkëkohores me tradicionalen, ndihmon në ripërtërtrirjen e kësaj fushe artistike dhe kjo patjetër ndihmon që të njihen edhe vlerat dhe kontributin që gratë kanë dhënë në fushën e artit, përmes kultimivimit të artit në tekstil dhe punëdore tjera. Rita në këtë rast po ndihmon edhe në ngritjen e vetëdijes dhe Mural Fest përveç që kishte për qëllim të nderojë atë me këtë mural, shfrytëzon figurën e saj për të shpërndarë këtë mesazh”, thuhet në postimin e Mural Festit derisa kanë publikuar fotografitë e muralit të Orës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit