3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ritchie Torres: Anëtarësimi i Kosovës në NATO s’ka qenë kurrë më urgjent se tash

Rekomandime

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka reaguar pas kërkesës së Kosovës që të përshpejtohet anëtarësimi në NATO.

Torresi tha se pas zhvillimeve në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO s’ka qenë kurrë më urgjent, ndërsa ka publikuar fjalimin e tij me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e këtij veprimi nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjent”, ka shkruar kongresisti amerikan.

Kujtojmë se dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ripërsëritur kërkesën që të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe të vendoset një bazë e përhershme amerikane në vendin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit