8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Robert Berisha flet pa pikë marre: Dashnoret janë në modë, s’ka shqiptar që s’e ka një!

Rekomandime

Këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur për një temë që rrallëherë hapet në televizione.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.

“Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime.

Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,”-tha Berisha.

- Advertisement -

Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur.Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit