-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Robotët” e Vuçiqit thonë se në Pejë u rrah një serbe nga infermieret shqiptare, reagon Musliu

Rekomandime

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka vërejtur një fenomen në nisje që rasti i dhunës ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda”, të paraqitet si dhunë e infermiereve ndaj një të moshuare serbe.

- Advertisement -

Një profil në Facebook që mban emrin Balsa Lekic, i cili si vendbanim ka vendosur Mitrovicën, kishte shkruar se në Pejë infermieret shqiptare e kanë sulmuar fizikisht një të moshuar serbe, duke provuar që të nxis tensione ndër-etnike.

Ai ka publikuar edhe videon.

Eksperti i sigurisë Musliu e ka konsideruar këtë përpjekje si pjesë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës. Pas reagimit të Musliut, në profilin e Lekic është redaktuar pjesa ku thuhej se e moshuara ndaj të cilës u ushtrua dhunë, ishte serbe.

- Advertisement -

Ky është reagimi i plotë i Musliut:

SHEMBULL I LUFTËS HIBRIDE SERBO-RUSE – FALSIFIKOHET VIDEO QE TRONDITI KOSOVEN

- Advertisement -

Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosoves eshte bere vertet e nje intensiteti te larte.

Pas kercenimeve me pranine e ushtrise se Serbise ne kufi me Kosoven; pas sabotimit te policeve serbe te Policise se Kosoves per t’i kryer detyrat shteterore sipas hierarkise (ne prani te eksponenteve te Listes Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues ne shesh.

Nje keqperdorim i skajshem (por te cilin jemi mesuar ta shohim ne vazhdimesi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse.

Videoja e keqperdorimit te nje gruaje te shtyre ne moshe nga punetore te papergjegjshme ne Peje (qe beri buje sot me mediat tona), ne Serbi po perdoret shume se “viktima eshte nje plake serbe”, e cil asipas tyre “maltretohet nga motra medicinale shqiptare”.

Ky rast eshte njeri nga shembujt me te fresket te makinerise te luftes speciale te Beogradit.

Se dezinformimi me nje fatkeqesit te ketij lloji, duket se eshte i organizuar nga struktura te sigurise se Serbise, eshte edhe fakti se shperndarja e kesaj videoje eshte shume e shpejte dhe masive.

Sigurisht jane angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, te cilet jane me dhjetera mijera.

Nga kjo le ta nxjerrim si shoqeri nje mesim se, sahere del nej video e ketij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit