Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit F të Kampionatit Evropian mes Hungarisë dhe Portugalisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:0, shkruan Gazeta Express.
Gjatë pjesës së parë Portugalia u mundua vazhdimisht të kalonte në epërsi, duke pasur disa raste ideale, por nuk ia doli.
Mundësinë më të mirë e pati Cristiano Ronaldo i cili dështoi të shënonte nga afërsia, duke gjuajtur mbi portë.
Ndeshja ishte mjaft e ashpër, me hungarezët që ishin të mirë në mbrojtje.