1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rozeta Hajdari: FSK është furnizuar me naftë të keqe, është rrezikuar siguria e shtetit

Rekomandime

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka zbuluar katër kompanitë që i është pezulluar licenca për përpunimin e karburantit.

Ajo ka thënë se njëra nga këto katër kompani i ka shitur naftë me cilësi të ulët FSK-së, duke rrezikuar sigurinë në vend.

- Advertisement -

“Dogana ka pezulluar autorizimet për përpunim të naftës katër operatorëve ekonomik, për “Kosova refinery”, “Kulla Exim SHPK”, “In oil” dhe “Petrol company”, ka thënë Hajdari në ATV.

“Po zhvillojmë procedura për mashtrim në cilësinë e karburantit dhe subjekti ju ka shitur institucioneve publike. Kompania në fjalë i ka shitur karburant FSK-së, ku është vërtetuar që nafta ka qenë nën standard me përmbajtje të squfurit që e tejkalon shumëfish masën e lejuar. Kjo sjell një rrezik shumë të madh për sigurinë e shtetit dhe për makinerinë që e përdorin këtë naftë”, tha ndër të tjerash Rozeta Hajdari.

Ajo ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat hetimore për këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit