11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rozeta Hajdari, gruaja “e panjohur” që udhëheq ministrinë më të rëndësishme

Rekomandime

Rozeta Hajdari pranon detyrën e ministres nga ministrat paraprak, Shala, Lluka e Shala.

- Advertisement -

Kjo është Rozeta Hajdari.

Deri dje, pak e njohur, pejanja që jeton në Prishtinë është emëruar ministre e njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend.

Ajo drejton ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike Ndërmarrësisë e Industrisë në Qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Hajdari e cila studimet i ka përfunduar në Suedi, deri para këtij emërimi nuk ka qenë figurë e njohur për publikun.

Por duke qenë pjesë e ekzekutivit, ministrja e cila ka përvojë në biznes, të enjten ka zhvilluar disa takime në kuadër të përgjegjësive të reja si ministre.

- Advertisement -

Ditën e ka nisur me një takim me ministrin paraprak të Tregtisë e Industrisë, Endrit Shalën.

Pastaj prej aty ajo ka vazhduar në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik pëe të takuar parardhësin e saj, Valdrin Llukën.

Mesdita, Hajdarin e gjeti në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

E të gjitha këto takime, ministrja Hajdari i zhvilloi për një qëllim.

Nga ministrat e Qeverisë së kaluar ajo mori detyrën e ministres.

E punësimi i të rinjëve, duket se për Hajdarin do të jetë në mesin e prioriteteve të ministrisë së saj.

Ministrja Hajdari pas takimeve nuk është deklaruar në lidhje me angazhimin e saj në politikë dhe çështje tjera që lidhen me ministrinë që ajo udhëheq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit