1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrahja në MTI: Djali i vëllait të Jakup Krasniqit sulmoi sekretarin Rreci

Rekomandime

Para pak minutash ka ndodhur një rrahje në objektin e Ministrisë së Tregtisë, ku ishin të përfshirë nipi i Jakup Krasniqit dhe sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rreci.

- Advertisement -

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, se policia ka dalur në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarisht ende nuk dihen motivet e kësaj rrahje, mirëpo ky është Arian Krasniqi i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë përleshje.

- Advertisement -

Ahmeti për Reporteri.net ka shtuar se palet e perfshira ne rast, aktualisht ndodhen ne stacion policor, ku po kryhen procedurat e nevojshme policore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit