8.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Rrebeshe shiu dhe bubullima: Ky pritet të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Rekomandime

Nesër dhe ditët në vazhdim në Kosovë do të ketë mot jostabil dhe më të freskët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

- Advertisement -

Gjatë vikendit dhe fillimit të javës së tjetër, moti në Kosovë do të jetë jostabil, ku pritet të ketë rrebeshe shiu dhe kështu do të jetë mot i paqëndrueshme.

Nga dita e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet një periudhë më stabile, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, nesër në Kosovë moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi edhe për breshër.

- Advertisement -

Temperaturat e ajrit do të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 23C deri 28C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

- Advertisement -

Më poshtë keni parashikimin e plotë për deri ditën e mërkurë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit