Pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në vendin tonë tash e disa ditë, pasditen e së shtunës disa qytete janë freskuar nga reshjet e shiut.
Meteo Ballkan ka publikuar disa video ku shihet se reshje shiu ka pasur në Vushtrri dhe në Mitrovicë, gjithashtu në këto komuna ka pasur edhe vetëtima të shumta.
Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet në vlera eksteme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike”, thuhej në njoftimin e bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.