0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rrëfehen familjarët e Arbër Sejdiut: Ai parandaloi vrasjen e dytë

Rekomandime

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim njërit prej dy të dyshuarve të përfshirë në rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj, Arbër Sejdiut.

I njëjti nuk e ka kundërshtuar masën e caktuar nga Gjykata.

- Advertisement -

Mirëpo, cili është rrëfimi nga familjarët e Sejdiut?

Në një rrëfim, ata tregojnë versionin e ngjarjes për Arbërin, i cili lindi në Osby (afër Malmos) me nënshtetësi të Suedisë [32 vjeçar] i martuar me dy vajza.

Sipas tyre, ai u vetëdorëzua ditën kritike, pasi vajza e ndjerë, Marigona Osmani, u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.

- Advertisement -

Familjarët tregojnë se Arbëri ishte bashkëpunues me autoritetet e sigurisë.

Madje, sipas tyre, ai parandaloi vr.asjen e dytë që e kishte planifikuar ta bënte Dardan Krivaqa.

- Advertisement -

Ky i fundit, kishte synim ta vriste djalin e dajës, pasi sipas pretendimeve të Krivaqës, Marigona e kishte tradhtuar atë.

Ndryshe, avokatja e Arbërit, Arbnora Shefkiu, deklaroi se klienti i saj ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e rendit që të zbardhet rasti.

“Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vr.asja e tani të ndjerës M.O. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”.

Shefkiu tha se klienti i saj është ndjerë jashtëzakonisht keq për rastin.

“Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin. Ai gjatë shqyrtimit të rastit ka qarë”.

Ajo theksoi se sipas deklarimeve të klientit të saj ai nuk ka marrë asnjë veprim. Por, avokatja tha se kjo mbetet të shihet nga organet e drejtësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit