12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgesat e të akuzuarve në Hagë, të hënën mbahet takim me familjarët

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se aktualisht nuk është duke shërbyer si rrugë përmes së cilës familjarët mund t’ju dërgojnë pako me gjësende ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Tash e tutje, këtë gjë do ta bëjë Ministria e Drejtësisë.

Media ka mësuar se dërgimi i pakove me gjësende për krerët e UÇK’së – të akzuar në Hagë, do bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë.

- Advertisement -

Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe familjarët e të akuzuarve do të takohen të hënën.

Më herët gjatë ditës, Gresë Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është ankuar se nuk po mund t’i dërgojnë ish-kryeparlamentarit në Hagë pako me gjëra esenciale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Express, MPJD-ja ka thënë se ka skaduar kontrata me operatorin që e kryente procesin e dërgimit të pakove për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këtë çështje.

“MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit