1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrëfehet zvicerania që u grabit në Kosovë, por që gjesti i një polici dhe familjes së tij për të ishte mrekulli

Rekomandime

Një zvicerane i ishte grabitur shtëpia në Suharekë, por përshtypjen e mirë për Kosovën edhe me tej nuk ju ndryshua as pas vjedhjes që i ndodhi këtë javë.

- Advertisement -

Zviceranes i doli në ndihmë polici i Kosovës, Blerim Kuqi i cili e strehoj në shtëpinë e tij duke i dhënë ushqim dhe i ndihmoj për t’i gjetur paratë, dokumentet e telefonin që i ishin vjedhur nga shtetas kosovar.

Gruaja që ka dashur të mbes anonime, tregon se u befasua për të mirë. Pasi tregon se si i kishte ndodhur një përvojë shumë e keqe, ajo thotë se tani ka një familje të dytë, është fjala për Blerim Kuqin, policin nga Suhareka dhe familjen e tij, e cila thotë se pa këta nuk e din se çfarë do të bënte.

“Ata njerëz janë të mrekullueshme, dhe do t’i vizitoj prapë”, thotë zvicerania për familjen Kuqi.

- Advertisement -

Ndërsa polici nga Suhareka, Blerim Kuqi tregon se një rast i tillë nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij prej polici.

Ndërsa thotë se në stacionin policor ishin përkujdesur për zviceranen dhe i kishin ofruar ndihmë dhe ushqim.

- Advertisement -

Për rastin në fjalë janë arrestuar katër persona, e gjësendet të gjitha i janë dorëzuar pronares.

E për rastin në fjalë ka kishte shkruar edhe e përditshmja zvicerane ‘Blick’

Kjo gazetë kishte shkruar se të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW ngjyrë hiri me targa vendore.

Shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë, i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur zviceranen duke i marr të gjitha çka kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit