1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Rrëfim emocional i veteranit të UÇK’së: I eliminuam pesë ushtarë serbë prej katër metrave distancë

Rekomandime

Një bashkëIuftëtar i heroit Xhemajl Fetahaj, Cen Aliçkaj, ka rrëfyer për përballjet e tyre gjatë 1999-ës, me forcat serbe, në betejën e Koshares.

Siç tregoi Fetahaj, Iuftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe, kishin nisur me një distancë prej katër metrash nga të dyja palët.

- Advertisement -

”Në maj të 1999-ës, ne kemi marrë iniciativë për eliminimin e një grupi vëzhgues të brigadës. Na kanë dhënë një informacion, jo të plotë, jo të saktë”.

”Na është thënë se ‘’është një njësi që bën korrigjimin e artilerisë’’, dhe në konsultim me Hisen Berishën, kemi marrë vendim që ta eliminojmë atë pikë”.

”Ne jemi nis bashkë me Xhemajl Fetahajn, Milazim Shalën, Florim Matajn, Xhevdet Matajn. Kemi thënë veç një komunikim, për krejt tjetër gjë me folë, por me pasë koordinimin se për çka po flasim”.

- Advertisement -

”Kur jemi ngjit prej një pjese shumë të rrëshqitshme, terren shumë i thyer. Dhe kur kemi shku lartë, një pjesëtar ka lëvizë pak dhe jemi takuar me forcat serbe. Distanca ka qenë katër metra”.

”Pastaj kemi nisur Iuftimet nga ajo distancë. Kemi asgjësuar pesë pjesëtarë të forcave serbe, që kanë qenë të pozicionuar aty”.

- Advertisement -

”Ata kanë filluar tërheqjen sepse mendonin që jemi një grup i madh i Iuftëtarëve, ndërsa na ishim vetëm pesë”.

”I pari në betejë, duke e gjuajt B0MBËN, është goditur dhe ka rënë Milazim Shala. Pas vr.asjës së tij, serbët e kuptuan se jemi pakicë dhe na u kundërpërgjigjën me gjithë arsenalin e tyre. Ne ua kishim marrë ar’mët e tyre, zoIIat, ua kemi marrë kaIIashët që kanë pasë, dhe pas vr.asjes së Milazimit ne kemi tentuar ta tërheqim atë, por aq kanë qenë në pozicion sa s’kemi mund ta tërhiqnim trupin e tij”.

Tutje ai tregon edhe se si kishte ndodhur rënia heroike e ushtarit të DELTA-ve, në Koshare, njofton Klan Kosova.

”Isha i pajisur me ar’më snajper, jam detyruar me heq snajperin dhe kam gjuajtur me shënjestër mekanike. E kam paraIizuar një që ka qenë aty me mitroIez”.

”Dhe iu kam thënë atyre që (forcat serbe) i kemi shumë afër. Sepse kam pasur një vijë me ta, me [Xhemajlin, Florimin dhe Xhevdet Matajn]. E kam heq zollën me gjuajt me një ar’më që është ar’më e fortifikuar, por në momentin që jam ngritur, një ushtar ose oficer serb ka dalur në anën bash ku e kam pasur kokën, por fati që kam dalur në një pjesë tjetër shkëmbi që ka qenë dhe i kam gjuajt një bunker me zoIIë”.

”Pastaj iu kam thënë të tërhiqen dhe gjatë tërheqjes e kanë goditur dhe e kanë v.ra edhe dëshmorin, tashmë, heroin, Xhamajl Fetahajn”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit