15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Fjalimi drithërues i presidentit Rugova në vitin 1990 / Kjo ishte kërkesa interesante e Enver Malokut – dalin pamjet e papara

Rekomandime

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti, në profilin e saj në Facebook, ka publikuar një video të rrallë ku shihet presidenti historik, Ibrahim Rugova, së bashku me zyrtarët tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Videoja është realizuar në vitin 1990 në një konferencë për media, kur presidenti historik fliste për të ardhmen e Kosovës si shtet i pavarur.

- Advertisement -

Presidenti Rugova thoshte se janë duke punuar për ta zgjeruar hapësirën e lirisë në Kosovë.

“Thash të shihemi përsëri e t’ju falënderoj. Shpresojmë dhe po punojmë që sa më parë dhe sa më shumë ta zgjerojmë hapësirën e lirisë, natyrisht edhe për pavarësi, dhe për atë që po e ndërtojmë sot, që dikujt po i duket letër, por këto nuk janë vetëm letra. Ne jemi këtu. Ju faleminderit”, thoshte Rugova para të pranishmëve.

Kurse, nga ana tjetër, Maloku uronte që të kishte më shumë lajme të mira për Kosovën. Ndërsa, për të relaksuar debatin, thoshte që për lajmet e mira të kishte më shumë shpërblime.

- Advertisement -

“Kryetar nëse më lejohet vetëm dy fjalë. Ne kemi pasur fatin si Qendër Informatore e Kosovës (QIK) që të jemi lajmëtar të sukseseve tua personale, si dhe të Kosovës, brenda dhe jashtë. Fatkeqësisht, kemi pasur fatin të jemi edhe lajmëtar të gjërave që nuk na kanë pëlqyer, të gjërave të këqija. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të mbizotërojë veprimtaria e jonë për dhënien e lajmeve të bukura e të mira për secilin prej nesh, posaçërisht tuat si kryetar dhe të Kosovës në përgjithësi. Për lajmet e mira të kemi më shumë shpërblime”, deklaronte Enver Maloku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit