12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrëfimi i Alisës: Iu bashkova ushtrisë ukrainase të mbroj fëmijët nga “Big Brother”

Rekomandime

Alisa është një 38-vjeçare ukrainase me një punë zyre në kryeqytet.

Asaj i kishin pëlqyer gjithmonë të shtënat me armë sportive, por prej më shumë se një viti e gjysme i është bashkuar një njësie lokale të mbrojtjes territoriale.

- Advertisement -

Në një interviste për Reuters ajo thotë se është e shqetësuar se mund të duhet t’i përdorë ato aftësi në një Iuftë të vërtetë me Rusinë.

“Në vendin tonë, jetojmë në Iuftë prej 8 vitesh. Dhe tani situata është shumë e tensionuar. Mendoj se të gjithë në Ukrainë duhet t’u bashkohen Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të pasur një mundësi për të mbrojtur familjen, djalin, vajzën dhe ndoshta miqtë nga agresioni i mundshëm rus” – thotë Alisa një 38-vjeçare, ish-punëtore në një kompani sigurimesh nga sulmet kibernetike.

“Unë iu bashkova Forcave të Mbrojtjes Territoriale një vit e gjysmë më parë. Në atë situatë, nuk ishte një kërcënim i dukshëm në sfond, por edhe në ato kohë e kuptova periudhën e Iuftës. E kuptova se kisha nevojë për disa aftësi të ndihmës së parë. Më duheshin aftësi për të qëlluar dhe aftësi taktike vetëm për të mbrojtur djalin tim” – thotë ajo.

- Advertisement -

Tani e kuptoj më shumë se aftësia që kam marrë gjatë gjithë kësaj periudhe duke shërbyer në Forcat e Mbrojtjes së Territorit është kaq e rëndësishme. Ndihem e sigurt në vetvete. Jam e sigurt që kam mjaftueshëm aftësi” – shton Alisa.

- Advertisement -

“Unë, si i gjithë populli ukrainas, nuk dua që këtu të ketë një Iuftë. Ne duam të jetojmë në paqe dhe harmoni. Askush këtu në vendin tonë nuk dëshiron të luftojë, por nëse ata, nëse “Big Brother” do të na detyrojë të mbrohemi, unë do të marr një pushkë dhe miqtë e mi do të marrin një pushkë dhe të gjithë njerëzit që janë në Forcat e Mbrojtjes Territoriale do të marrin një pushkë. Ne do të bëjmë gjithçka (gjithçka) (në mënyrë që) të mos jemi pjesë e Rusisë sepse ne nuk jemi Rusia” – shprehet ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit