23.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Rrëfimi i padëgjuar i William Walker për ceremonitë përkujtimore të mizorisë së Reçakut

Rekomandime

Ish-ambasadori William Walker ka folur sot përmes një video mesazhi në ceremoninë e përkujtimit të 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Walker ka thënë se për të Reçaku zë një vend të veçantë, dhe thotë se mizoria e ndodhur në Reçak na viti në vit ka marrë vëmendje shumë më të madhe.

- Advertisement -

Ai thotë se tashmë e gjithë bota ka vëmendjen kur flitet për mizorinë e ndodhur në Reçak.

Megjithatë Walker thotë se në fillim ka pasur ngurrim nga ndërkombëtarët, ku ka përmendur disa ambasadorë të huaj, për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut. Një detaj të tillë Walker nuk e kisha shpalosur asnjëherë më parë.

Walker thotë se komuniteti ndërkombëtar dhe disa nga ambasadat as nuk shprehnin interesim për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të Reçakut, por thotë se tashmë kjo ka ndryshuar.

- Advertisement -

“Në të kaluarën ajo që për kujtohet më 15 janar, pothuajse shmangej nga të tjerët, komuniteti ndërkombëtarë, për shembull, disa nga ambasadat që as nuk shprehnin interesim të merrnin pjesë dhe të shihnin se çfarë po ndodhte. Por kjo ka ndryshuar më në fund”, ka thënë Walker.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit