14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rrëfimi i Pozharit: Ju tregoj se si Lumir Abdixhiku nuk ia bleu vajzës së tij një send në shitore

Rekomandime

Gazetari Xhevdet Pozhari ka rrëfyer një histori të Lumir Abdixhikut me vajzën e tij, të ndodhur në një hipermarket në Prishtinë.

Ngjarja, e cila sugjeron se Abdixhiku nuk ia kishte blerë një gjësend vajzës së tij për shkak të kursimit të mjeteve financiare në fundin e një muaji vitin e kaluar, i ka lënë Pozharit mbresa pozitive.

- Advertisement -

Për z. Abdixhiku unë e kam pasur një rezervë, më është dukur pak egoist. Mirëpo e kam parë në disa situata që është njeri shumë modest. Bile, nëse më lejohet ta them edhe një rrëfim”, ka nisur rrëfimin, Pozhari.

Ai ka thënë se këtë ngjarje e ka të shkruar në një artikull gazetaresk. Ka thënë se ngjarja kishte ndodhur pak ditë pas rënies së qeverisë Kurti vitin e kaluar, në të cilën ai shërbeu si ministër.

E pata bërë një shkrim; ishte fundi i muajit, data 28 ose 29. Desha që ta kem të dokumentuar me shkrim sepse ishim në një qendër tregtare dhe kah fundi i muajit, zakonisht ata që jetojnë prej pagës, nuk janë shumë mirë. Janë dobët nga xhepi”, ka thënë Pozhari.

- Advertisement -

Prisnim në radhë për pagesa. Unë e pashë që blinte për fëmijën e tij disa gjëra për shkollë dhe më ra në sy edhe një kuti e zezë. Në fund e nxori kuletën për të paguar. Në arkë figuronte që duhet të paguajë 14 euro, dhe ai e ktheu atë kutinë e zezë – dhe ajo më ka mbetur në mendje – dhe atëherë pagesa i mbeti vetëm 7 euro. Vajza i tha se i duhej për shkollë, por ai [Abdixhiku, v.j] i tha: ‘Herën tjetër e blejmë‘”, ka vazhduar rrëfimin ai.

Në emisionin Pressing të T7, gazetari ka thënë se kjo histori i ka bërë atij me dije se Abdixhiku jeton njëjtë sikurse shumica e njerëzve në Kosovë.

- Advertisement -

Kjo, mua ma krijoj një përshtypje se ai është i njëjtë me shumicën e popullatës, e cila e ka problem për ta llogaritur fundin e muajit. Bëri një përllogaritje që për dy-tre ditë duhet të ketë edhe disa para për ta çuar deri në fund muajin”, ka deklaruar gazetari Pozhari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit