1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrëfimi tronditës i lypësit në Kosovë: Ka ‘shefa’ që i përdorin fëmijët që kërkojnë lëmoshë

Rekomandime

‘Kiks Kosova’ sjell rrëfimin e lëmoshëkërkuesit lidhur me dukurinë e grupeve që dalin në rrugë për të kërkuar para, të shtyrë nga persona të rritur.

Në një rrëfim për Kiksin, një nga lëmoshëkërkuesit zotohet se punon vetëm për familjen e tij.

- Advertisement -

Megjithëse, gjatë kohës sa qëndron në rrugë, thotë se ka parë shokë të tij që kërkojnë lëmoshë, që ua kanë dorëzuar “pazarin” bosave të tyre, që zakonisht qëndrojnë në veturë.

Ai thotë se ka pasur edhe aksione policore, ku disa lëmoshëkërkues janë arrestuar dhe janë ekstraduar jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri, por që nuk e di nëse i kanë kapur edhe bosat e tyre që, sipas tij, po ashtu kanë të njëjtin vend të prejardhjes.

Ai ka treguar se këtë punë e bën që nga mosha trevjeçare dhe nuk ndihet mirë që i ndjek njerëzit për para.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit