-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrëfimi tronditës i policit serb: Mjekun Djokic e vrau polici Stamenko, vrasjen ia faturuan UÇK-së

Rekomandime

Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i stacionit policor në Cërna Trava, ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, ish dëshmitar i mbrojtur i shtetit serb, vite me parë kishte treguar detaje tronditëse për krimet serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai kishte përmendur plaçkitjet, vrasjet mizore, varrezat masive e shumëçka tjetër që kishte përjetuar në Kosovë, transmeton Demokracia.com.

- Advertisement -

Ai rrëfimin e kishte treguar për e-novine, por që tani rrëfimi i tij është publikuar edhe në faqen zyrtare të Fondit për të Drejtën Humanitare.

Stojanoviq kishte treguar sesi mjeku Djokic ishte vrarë nga një polic serb dhe e njëjta vrasje i është faturuar UÇK-së.

“Pastaj, nuk është bërë hetimi i duhur kur është vrarë mjeku jonë Branimir Djokic. Ai u vra nga polici Goran Stamenkovic – Stamenko, sepse mjeku dinte shumë për krimet në Kosovë, si dhe unë, ndërsa komandanti Radoslav Mitrovic nuk e ka lejuar hetimin duke ‘konstatuar’ se mjekun e ka vrarë UÇK. Mjeku ishte me ne që në fillim të formimit të Njësitit Special të Policisë. I ka thënë Nenad Stojkovicit: ‘Kur të kthehem, do të tregoj gjithçka që keni bërë’. E kanë vrarë si një dëshmitar kyç. Edhe unë i paralajmërova, thashë që do t’i tregoja të gjitha dhe do t’i shkruaja Ministrit të Brendshëm, gjë që bëra. Nuk besoj se kanë pasur guximin të më qëllojnë“, tregonte në rrëfimin e tij, Slobodan Stojanoviq. /Demokracia.com/

- Advertisement -

Ky është rrëfimi i plotë i publikuar në faqen zyrtare të Fondit për të Drejtën Humanitare: http://www.hlc-rdc.org/?p=25448

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit