5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Situata me COVID-19 në Kosovë: Nga Infektiva paralajmërojnë skenarë të ashpër ditëve të ardhshme

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Për atë se çka u diskutua gjatë takimit me Hotin dhe Zemajn foli infektologu Salih Ahmeti.

- Advertisement -

Sipas Ahmetit, kjo fazë është më e rënda në manxhimin e pandemisë. Thotë se biseduan në mënyrë të qetë për të gjitha problemet në mënyrë që asgjë të mos i befasojë, duke llogaritur edhe skenarët më të ashpër të mundshëm ditët e ardhshme.

Biseduam për fazën, që unë mendoj është fazë e pritshme dhe më e rënda që mund jetë në menaxhimin e pandemisë, përveç faktit se jemi në një fazë ku përvec virusit COVID-19 mund të kemi edhe shtesë virusin sezonal që na e vështirësojnë menaxhimin.

Ne i biseduam në mënyrë të qetë të gjitha problemet rreth menaxhimit në mënyrë që asgjë të mos na duket befasi, duke llogaritur edhe skenarët më të ashpër të mundshëm ditët e ardhshme.

- Advertisement -

Besoj që përkundër cfarëdo situatë që mund të ndodh të jemi të gatshëm të iu ofrojmë ndihmën profesionale dhe menaxheriale”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndëqrkohë, për gjendjen në spitalet e vendit në përgjithësi foli ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi.

- Advertisement -

Maliqi tha se janë të ngarkuar me valën e dytë të infeksionit, por se janë duke bërë përpjekje maksimale që ta menaxhojnë këtë sfidë në mënyrën e duhur.

Ne raportuam mbi gjendjen momentale në SHSKUK.

Ne sic e dini jenmi të ngarkuar me valën e dytë të infeksionit, jemi duke bërë përpjekje dhe jemi në mobilizimin e shkallës së lartë me krejt personelin menaxherial dhe shëndetësor që të arrijmë që këtë sfidë ta menaxhojmë në mënyrën e duhur.

Ju sigurojmë se tani situata është nën kontroll. Kemi përkrahjen absolute të kryeministrit dhe mbështetjen e ministrit që në çdo kohë për çka na duhet do të jenë pranë.

Do të iu informojmë në cdo kohë për mënyrën e menaxhimit si dhe sfidat se si do të tejkalohen”, tha Maliqi.

E për numrin e pacientëve që janë të hospitalizuar në Infektivë foli drejtoresha e Klinkës Infektive, Lindita Ajazi-Berishaj, e cila tha se aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar 106 pacientë, derisa dha detaje edhe për gjendjen e tyre.

Ne në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar 106 pacientë.

60 ose 70 përqind e tyre janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë pacientë janë në respirator. Të gjithë ata që kanë pasur nevojë për spitalizim deri tani janë spitalizuar në Infektivë dhe klinikat e tjera”, ka deklaruar ajo.

Pas vizitës është deklaruar edhe kryeministri Hoti. Ai tha se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë.

Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë.

Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti, teksa ka përgëzuar stafin për punën.

I përgëzoj stafin për punën, dedikimin që kanë pas por tash në përballje me valën e dytë duhet të rrisim nivelin e angazhimit”, tha kryeministri, duke shtuar se numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet pas infektimit është më i ulët nëse krahasohet me rajonin.

Numri i rasteve fatale së paku dje s’ka qenë shumë i lartë, krahasim me rajonin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që të ju qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Ne do të jemi në baza të rregullta në vizitë në klinikë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit