11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Rregulla të reja për kalimin në kufirin Shqipëri-Kosovë

Rekomandime

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë informacion për qytetarët që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Duke filluar nga sot të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në territorin e Kosovës do duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, dëshminë që ka kaluar Covid, test PCR, ose një prej masave të tjera të renditura më poshtë:

• Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
• Dëshminë që keni kaluar COVID-19;
• Test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë;
ose
• Rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;

• Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;

- Advertisement -

• Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

- Advertisement -

Ndërkohë nga këto rregulla përjashtohen persona të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen brenda tri orësh.

Ja çfarë duhet të dini si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19:

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

• Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

• Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
• Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit